
Njoftimi vlerësimi i detyrimeve që u doli subjekteve profesione të lira në zbatim të ligjit të ri të Tatimfitimit solli ankesat lumë nga profesionet e lira.
Nisur nga kjo, eksperti i ekonomisë, Pano Soko, vlerëson se ligji nuk është gabim por është krijuar si mënyre e tillë e të konceptuarit që shkon diku te 30% të tatimit mbi fitimin në vit për subjektet me xhiro deri 10 milionë lekë në vit.
Nuk e di nëse është gabim, sepse gabim ndodh pa dashje. Nëse është me dashje atëherë kjo është strukturë, është bindje, është formë, mënyre se si do të operoj sistemi.
Në këtë mënyre se si këta po e paraqesin sot dhe po këmbëngulin sepse kam parë dhe njoftimet e Drejtorisë se kjo është forma ligjore që do të aplikohet tani e tuje.
Pra kjo është mënyrë se si e kane konceptuar ata. Tani e para njëherë pjesëtimi me 9 është i paligjshëm, nuk ka një pjesëtim me 9, pjesëtohet me 12. E dyta, kemi realisht atë që në mënyrë se si është konceptuar e gjithë barra fiskale e cila do të përgjigjet detyrimeve ligjore, sot nuk shohim këste15% të tatimit mbi fitimin.
Pra, këto këste që do paguhen, i korrespondojnë 30%, të fitimit të subjektit dhe në shumë raste edhe mbi 30% të fitimit të subjektit. Kështu që ai imazhi i 15% që thotë ligji, ka rënë. Sot kemi të bëjmë me një marsh që shkon diku te 30% të tatimit mbi fitimin në vit, për subjektet me xhiro deri 10 milionë lekë në vit.
Për ekspertin e ekonomisë Soko, e tërë kjo është një devijancë me dashje, në rastin më të mirë abuzim me ligjin e tatimfitimit, për të përfituar nga të ardhurat e profesioneve të lira.
Kështu që kemi një devijancë më dashje, me dijeni të plotë që po devijohet.
Por në të njëjtën kohë që po devijohet këtu kemi një keqinterpretim të ligjit në rastin më të mirë, mos të them abuzim. Sepse këtu po abuzohet me këtë ligj duke rënduar pa të drejtë gjithë fashën e tatimpaguesve të cilët do duhej që ti bindeshin ligjit.
Pra asgjë nuk ka shkarë, të themi ka kaluar pa vënë re, por është diskutuar dhe është vendosur se kjo është forma, madje është bërë dhe publike, paoshtu u është kthyer përgjigje tatimpaguesve.



