Ministria e Jashtme e Rusisë ka njoftuar dëbimin e 45 punonjësve të ambasadës dhe konsullatave polake, si rrjedhojë e të njëjtës masë të marrë nga Varshava, e cila dëboi po aq diplomatë, duke i akuzuar për spiunazh.
Siç raporton Ria Novosti, diplomatët polakë, duhet të largohen nga Rusia, brenda 13 prillit.
Polonia është shteti kufitar me Ukrainën, i cili ka pritur më shumë refugjatë nga të gjitha vendet, qysh nga nisja e agresionit rus, më 24 shkurt.
Deri më tani, qysh nga nisja e konfliktit në Ukrainë, janë larguar mbi 4 milionë refugjatë ukrainas.



