Presidenti i ri/ Kalemaj: Rama po peshkon. I intereson një femër, të jetë notere e qeverisë (VIDEO)

Presidenti i ri/ Kalemaj: Rama po peshkon. I intereson një femër, të jetë notere e qeverisë (VIDEO)

Politologu Ilir Kalemaj e konsideron një strategji të mirëmenduar atë të Berishës për nisjen e tureve dhe takimeve që sipas tij ndalin jashtë konturit të ngushtë të PD. Duke folur në MCN Live Kalemaj tha se nëse e djathta s’del përtej partisë së Berishës s’ka shanse të garojë në 2023-shin.

Është strategji e mirëmenduar e Berishës. Tani ka filluar një lloj turi, ngjashëm me atë që po bën Basha, ashtu edhe Berisha po bën atë që bënte Basha para 25 prillit, me grupet e interesit, me ekspertë. Është takimi i sotëm për bordet. Janë takime për të dalë jashtë kontureve të ngushta të PD-së, që i ka ngushtuar kufijtë e saj elektoralë. Nëse e djathta nuk del përtej partisë së Berishës, s’ka shanse të hyjë në një garë, që është gara e zgjedhjeve lokale të 2023-shit. Ka një rritje të ndjeshme të çmimeve që s’po indeksohet në paga dhe pensione. Duhet një opozitë e fortë, ballore që t’i dalë përballë qeverisë”.

Ilir Kalemaj është i mendimit se Edi Rama po peshkon opozitën dhe mediat lidhur me propozimet për Presidentin e ri, ndërsa shton se ai kërkon të jetë një femër, që të shërbejë si “notere” e qeverisë.

Nëse ka sport ku Rama shkëlqen, se në basketboll nuk ka shkëlqyer, është peshkimi, jo vetëm i opozitës por edhe mediat dhe opinionit publik. Se kush do jetë president, një nga grupi parlamentar, apo shefja e tij e kabinetit. Ç’bëri Nikolla, ç’bëri Bizhga, do jetë thjeshtë notere e kryeministrit. Atij i intereson të jetë femër për të treguar që ka paritet, këtu s’ka diskriminim, ne jemi fanar ndriçues i botës. Ai do të jetë epoka Rama. Do mbani mend ju pas 10 vjetësh ministrat e Ramës. Kërkon t’i vërë vulës historisë. Sepse peshkohet opinioni publik, media, nuk është faji i Ramës, është meritë e tij”.

Ilir Kalemaj tha se Edi Rama nuk mendon për pensionim të parakohshëm politik, por për një “notere” në Presidencë. Kalemaj tha se PS është një parti 75-vjeçare, një “kafshë elektorale”, që duhet të ketë përballë një opozitë sa më të unifikuar. Ai shtoi se nuk mendon që Berisha është figurë përbashkuese, e aq më pak Basha apo Alibeaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy