
Presidenti rus Vladimir Putin ka qenë gjithmonë i rezervuar për identitetin e familjes së tij, dhe dy vajzat e tij nuk i ka shfaqur kurrë në publik.
Por Katerina Tikhonova, 35 vjeç dhe Maria Vorontsova, 36 vjeç, kanë rënë pre e sanksioneve të fundit amerikane dhe kurioziteti rreth tyre është rritur.
Katerina dhe Maria janë vajzat e Putin nga martesa e tij me ish-bashkëshorten e tij Lyudmila Shkrebneva.
Më e madhja e tyre, Maria Vorontsova, lindi në vitin 1985. Ajo studioi biologji në Universitetin e Shën Petersburgut dhe mjekësi në Universitetin Shtetëror të Moskës.
Vorontsova tani është akademike, e specializuar në sistemin endokrin. Ajo është gjithashtu një biznesmene. BBC Rusia e identifikoi Marian si bashkëpronare të një kompanie që planifikonte të ndërtonte një qendër të madhe mjekësore.
Maria është një studiuese gjenetike dhe jeton në Moskë, pas martesës me një biznesmen holandez, me të cilin ka një djalë, nipi i parë i Putinit.
Motra e saj, Katerina Tikhonova, ka qenë shumë më tepër në sy të publikut. Ajo është një kërcimtare akrobatike, ku ajo dhe partneri i saj dolën të pestët në një garë ndërkombëtare në 2013.
Në vitin 2013 ajo u martua me miliarderin rus Kirill Shamalov, por çifti u nda 5 vite më vonë. Ekaterina bëri debutimin e saj televiziv si eksperte e bioteknologjisë. Në vitin 2021 ajo ndërhyri në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar të Shën Petersburgut, por askush nuk i’u drejtua asaj si vajza e Presidentit. Emri i tij u lidh me Putinin marsin e kaluar, kur një aktivist francez hyri në një vilë 4 milionë euro në bregun ujorë të Biarritz, të përdorur nga vajza e Putin, për të protestuar kundër luftës në Ukrainë.
Nuk ka asnjë fotografi zyrtare familjare të asnjërës prej vajzave të Putinit dhe vetë lideri i Kremlinit nuk i përmend kurrë ato publikisht. Vetëm në disa raste ai ka folur për to, por pa kaluar në detaje.



