GJKKO urdhër kontrolli në një ambient në Tiranë, dyshohet se ishte në pronësi të Ajola Xoxës

GJKKO urdhër kontrolli në një ambient në Tiranë, dyshohet se ishte në pronësi të Ajola Xoxës

Prokuroria e Posaçme me miratimin e gjykatës ka ushtruar kontrolle në një tjetër ambient që përdorej nga shoqëria  “Harabel” ku bashkëthemeluese është bashkëshortja e Erjon Veliajt, Ajola Xoxa.

Mësohet se kontrolli është ushtruar në ambientet e një apartamenti që ndodhet në kryeqytet.

Kontrolli është ushtruar nga agjentët e BKH të mbështetur nga efektivë të policisë, ndërsa vendimi i kontrollit është dhënë më datë 14 janar.

Më herët, më 6 dhjetor 2024 SPAK ushtroi kontroll në kompanitë e Ajola Xoxës si dhe Arbër Veliajt, vëllait të Erjon Veliajt.

Hetuesit sekuestruan edhe celularët e tyre, si dhe të disa personave të tjerë lidhje miqësore e çiftit Veliaj-Xoxa.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës u mor në pyetje në fund të dhjetorit për më shumë se 5 orë.

Më pas në një dalje publike i zgjedhuri vendor deklaroi se po hetohet mbi një denoncim të dorëzuar nga Nesti Angoni, një person që sipas tij nuk ekziston.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy