Ndahet nga jeta në moshën 92-vjeçare legjenda e këngës indiane

Ndahet nga jeta në moshën 92-vjeçare legjenda e këngës indiane

Lata Mangeshkar, një nga këngëtaret më të nderuara të Indisë, e cila këndoi dhjetëra mijëra këngë gjatë jetës së saj, ka vdekur në moshën 92-vjeçare.

Ajo ishte shtruar në një spital në qytetin Mumbai në janar pasi rezultoi pozitive me Covid-19. Mjeku që e trajtoi tha se ajo vdiq nga dëmtimi i shumë organeve.

Mangeshkar pati një karrierë të jashtëzakonshme që zgjati më shumë se gjysmë shekulli, duke kënduar më shumë se 30,000 këngë në 36 gjuhë.

Por ishte puna e saj në Bollywood, industria e filmit Hindi të Indisë, që e bëri atë një ikonë kombëtare.

Qeveria indiane ka shpallur dy ditë zie nga sot e dielë, gjatë së cilës flamuri kombëtar do të qëndrojë në gjysmështizë në të gjithë vendin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy