Arkiva e Shtetit disponon mbi 10 milionë dokumente që lidhen me krijimin dhe funksionimin e Partisë së Punës së Shqipërisë, por këto ofrohen përkundrejt një pagese për të interesuarit, ndonëse vendi ynë ka miratuar rezolutë për dekomunistizimin.
Sipas drejtorit të arkivës Ardit Bido, ruajtja e këtyre dokumenteve, nuk është e thjeshtë dhe kjo ka koston e vet.
Nëse bëhet fjalë për marrjen e dokumentacionit në shtëpi këtu është kostoja dhe këtu është kostoja normale e këtyre shërbimeve të dixhitalizimit që ka institucioni. Përtej kësaj ekziston dhe problematika e dytë, nëse do të kalonte e gjitha falas, atëherë do të ishte sasia dhe moria e kërkesës për dokumentacion e atillë sa nuk do mund të bëhej nga institucioni, për këtë arsye ne kemi ulur tarifat e shërbimit, ka qenë 20 lekë për dokument dhe sot është 10 lekë për dokument edhe pse vullneti ynë ishte të shkonte 5 lekë për dokument, por kjo ishte e pamundur sepse arkiva të tjera të sistemit kanë të pamundur që ta ndjekin këtë lloj ritmi dhe është ndër çmimet më të ulëta të cilat ekzistojnë. Në Britaninë e Madhe është 1 paund të marrësh dokumentet, në Shtete e Bashkuara të Amerikës po ashtu ka koston e vetë, pra kudo ka kosto për marrjen e dokumentit në shtëpi.
Ndërkohë, për Dr. Adriana Topi, eksperte e arkivave digjitalë një drejtim ku duhet të punohet më tepër është aksesimi më i thjeshtë i këtyre dokumenteve online, edhe për studiues që duan t’i shfletojnë që nga ekrani i kompjuterit të tyre. Sipas saj institucionet përgjegjëse duhet të hartojnë normat përkatëse, teknike për futjen në shina ligjore të këtij procesi të rëndësishëm dhe ajo që është e rëndësishme të unifikimit në rang vendi.
Sa i përket qasjes në dokumente dhe tarifimit të tyre mendoj që padiskutim studentët, studiuesit e rinj dhe palët e prekura, në mënyrë të veçantë palët e prekura në kontekstin e ligjit 45/2015 për qasjen e dokumenteve në ish sigurimin e shtetit padiskutim që duhet ta kenë falas, ndërsa kategoria tjetër mbase duhet rishikuar dhe duhen ulur në një prag akoma më të ulët. Dixhitalizim sot nuk do të thotë thjeshtë të skanosh dhe të depozitosh në një pajisje ruajtjen e disa dokumentave, padiskutim që jo duhet patjetër që institucionet përgjegjëse të hartojnë normat përkatëse, teknike për futjen në shina ligjore të këtij procesi të rëndësishëm dhe ajo që është e rëndësishme të unifikimit në rang vendi.
Ndërsa Nevila Nika, studiuese dhe ish drejtuese e Arkivës, vëren se për t’u shënuar mes të tjerash është fillimi i digjitalizimit të shiritave manjetikë pas viteve ’90-të, pasi këta shirita rrëfejnë historinë tonë të vërtetë.
Ajo pagesë është vetëm për shërbimin, që do të thotë unë po të bëj një fotokopje, unë po shkoj në një kancelari jap një flet dhe paguaj një 5 lekësh që ma bën, pra nuk është për ‘copyrightin’.
Arkivi i Partisë së Punës përfshinë informacione të zgjeruara për organet e punëve të Brendshme, ushtrinë, sektorin e agjitacion propagandës etj, nga viti 1945 deri në vitin 1991. Një sektor më vete ruhen edhe dokumentet nga Lufta Nacionalçlirimtare, ndërsa pjesë e Arkivit janë edhe fondi personal i Enver Hoxhës, Nexhmije Hoxhës, Mehemet Shehut, Ramiz Alisë dhe emra të tjerë të Komitetit Qendror.



