Tirana, 106 vjet kryeqytet i Shqipërisë/ Presidenti Begaj: Gëzuar!

Tirana, 106 vjet kryeqytet i Shqipërisë/ Presidenti Begaj: Gëzuar!

106 vjet më parë, Tirana u caktua përkohësisht kryeqytet i Shqipërisë dhe, më vonë, u shpall kryeqytet i përhershëm pas miratimit të statutit të Republikës Shqiptare në janar të vitit 1925.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka uruar për këtë ditë të veçantë, duke shkruar në një status në rrjetet sociale: "Gëzuar, Tiranë!"

Vendimi për zgjedhjen e Tiranës si kryeqytet u mor nga organet e larta të shtetit shqiptar, të cilat u formuan pas Kongresit të Lushnjës më 21-31 janar 1920.

Pas 1920 filloi popullimi me banorë të ardhur nga krahina e qytete të tjera të vendit. Më 11 shkurt 1920, populli i Tiranës priti me entuziazëm Këshillin e Lartë dhe Qeverinë, e cila u vendos në ndërtesën, ku tiranasit kishin ngritur flamurin në vitin 1912.

Autoritetet e larta të shtetit shqiptar që dolën nga Kongresi, në marshimin e tyre (që nisi më 6 shkurt), kaluan në Kavajë dhe në pamundësi për të hyrë në Durrës, i cili ishte i pushtuar nga forcat italiane, u kthyen drejt Shijakut, për të mbërritur në Tiranë.

Në këtë rrugëtim të rrezikshëm, rol kryesor pati ministri i Brendshëm, Ahmet Zogu, i cili kishte përkrahësit e tij të armatosur. 

Me të mbërritur në Tiranë, Këshilli i Naltë dhe qeveria, më 11 shkurt 1920, mes entuziazmit popullor, e shpallën atë kryeqytet të përkohshëm.

Më 1922 Tirana u shkëput si nënprefekturë nga prefektura e Durrësit dhe u bë prefekturë më vete. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy