Pas ndarjes nga bashkëshortja, Angelina Jolie, duket se Brad Pitt po e merr veten.
“People magazine” raporton se aktori i është rikthyer jetës sociale dhe është parë në disa raste në shoqërinë e femrave.
“Nuk ka ende asgjë serioze. Ai nuk ka një të dashur. Por kjo është një mënyrë për të dalë dhe për të qenë social”, i ka thënë revistës një burim.
Pitt dhe Jolie u ndanë në shtator të vitit të kaluar.



