Gjatë muajve të fundit marrëdhëniet ndërmjet Presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan dhe BE-së kanë qënë mjaft të tensionuara për shkak të debateve në lidhje me liberalizimin e vizave.
Ndërkaq presidenti turk ka bërë një tjetër deklaratë ku ka thënë së blloku me 28 antarë duhet të ndihet të turpëruar pasi nuk po u gjendet pranë miliona grave dhe fëmijëve sirianë të cilët kërkojnë ndihmë. Më pas ka deklaruar se BE po kujdeset më së shumti për kafshët dhe për antarët e LGBT se sa për sirianët.



