Reperi dhe sipërmarrësi Snoop Dogg po zgjeron përsëri perandorinë e tij të biznesit, këtë herë duke u degëzuar në një linjë produktesh kafeje premium me kokrra të marra në vend nga Indonezia.
Ai ka bashkëpunuar me sipërmarrësin indonezian të kafesë Michael Riady për të lançuar INDOxyz.
“Një markë premium kafeje në stilin e jetës së krijuar dhe e frymëzuar nga brezi i ardhshëm i sipërmarrësve dhe novatorëve”, sipas një njoftimi për shtyp dërguar CNN.
Snoop Dogg, emri i vërtetë i të cilit është Calvin Broadus, me anë të një deklarate për nismën e re, kthehet mbas në kohë.
Netët e shumta të gjata në studio duke bërë hit pas hiti, kafeja na siguronte karburantin që na mbante përpara.
Sot shënon fillimi i një kompanie të re që kam krijuar së bashku me partnerin tim Michael, i cili më prezantoi me kafenë indoneziane me shije më të mirë.
Gjithçka që u desh ishte një gllënjkë dhe Snoop ishte i përfshirë. Indo do të ndryshojë industrinë, ua premtoj.
Marka Indo, është një shkurtim për emrin Indonezi, vend i cili është një nga prodhuesit kryesor global i kafesë.
Kultivimi i kafesë filloi në fund të viteve 1600 gjatë periudhës koloniale holandeze.
Kokrrat e kafesë së Snoop-it do të merren nga Gayo, një rajon në Aceh në ishullin Sumatra.
Rajoni Gayo është i njohur për prodhimin e një kafeje Arabica me cilësi të lartë, e rritur në pellgun e mrekullueshëm malor që rrethon liqenin Tawar dhe qytetin Takengon.
Përveç publikimit të më shumë se një duzinë albumesh në studio dhe marrjes së shumëfishtë të nominimeve për Grammy si reper, Snoop Dogg ka zgjeruar perandorinë e tij të biznesit.
Reperi është zgjeruar në aksesorë për kafshët shtëpiake dhe drithëra pa gluten të quajtur Snoop Loopz.
Në vitin 2020, ai prezantoi linjën e tij të verës. Si një avokat i zëshëm i kanabisit, ai ka edhe linjën e tij të produkteve të kanabisit.



