
Italia ka regjistruar 11.212 raste të reja me Covid nga 128 mijë tamponë të kryer në 24 orët e fundit.
659 persona kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me koronavirus, ndërkohë që rajoni më i goditur vijon të mbetet Veneto.
Vetëm në 24 orët e fundit në Veneto janë regjistruar 191 viktima dhe 2.655 raste të reja.
Rajoni i dytë me i goditur në Itali është Lazio, me 1.218 raste pozitive vetëm në 24 orë.



