Pranga dy shqiptarëve në Itali, kapen me 3.5 kg marijuanë e 42 000 euro

Pranga dy shqiptarëve në Itali, kapen me 3.5 kg marijuanë e 42 000 euro

Policia italiane ka arrestuar dy shqiptarë, pasi janë kapur me 3.5 kg marijuanë si dhe 42 mijë euro të cilat dyshohet se janë fituar nga shitja e lëndëve narkotike.

Operacioni i policisë u ndërmor në Cornuda, ku banonte 29 vjeçari shqiptar si dhe në Crocetta del Montello, ku banonte shqiptari tjetër i arrestuar, 35 vjeçar.

Operacioni për arrestimin e tyre u bë pas disa ditëve nën vëzhgim ndaj dy të dyshuarve, të cilët takoheshin vazhdimisht në bare dhe vende të tjera në zonë me klientët e drogave të lehta.

Me ndihmën e një qeni të drogës të karabinierëve të Padovas, gjetën edhe 500 gram marijuanë, 5 gram kokainë si dhe 10,510 euro, ndërsa në shtëpinë tjetër u gjetën 3 kg marijuanë si dhe 32,300 euro.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy