Xhadat- Drejtoria e Shërbimit të Trupit Diplomatik 2 milionë lekë për rifreskimin e logos (VIDEO)

Xhadat- Drejtoria e Shërbimit të Trupit Diplomatik 2 milionë lekë për rifreskimin e logos (VIDEO)

Drejtoria e Shërbimit të Trupit Diplomatik ka shpallur tenderin me objekt “Rifreskim i logos së DSHTD”, me fond limit 2.9 milionë lekë dhe vlerë kontrate 2 milionë lekë.

Pavarësisht se tenderi bën pjesë tek prokurimet me vlerë të  vogël, në dokumente nuk ka asnjë argument se përse Drejtoria e Shërbimit të Trupit Diplomatik, e cila e ka një logo zyrtare kërkon rifreskimin e saj.

Bazuar në dokumentet e tenderit thuhet :

Ngjyrat përfaqësuese të logos janë ngjyrat që përfaqësojnë “diplomacinë/shërbimet”

Logo duhet të shoqërohet nga një ikonë dhe emri i plotë i institucionit.

Logo duhet të jetë unike dhe bashkëkohore

Të përcjellë vlerat, vizionin dhe misionin e DSHTD-së.

Të përçojë  një mesazh të qartë

Të jetë e dallueshme, e lehtë për tu mbajtur mend dhe ti rezistojë kohës

Në fakt, edhe logoja ekzistuese e kwtij institucioni i përmban të gjitha këto kërkesa.  

Sipas tyre logoja e re duhet të jetë e aplikueshme në:

-  Fotografi/video

-  Kartvizita

-  Billboard dhe citylight-e

-  Poster

-  Bllok Shënimesh

-  Çanta

-  Stilolaps/ Lapës

-  Formularë/Shkresa

Drejtoria e Shërbimit të Trupit Diplomatik, institucion në varësi të Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme prej vitesh ofron shërbim ndaj përfaqësive diplomatike si dhe organizatave, projekteve dhe fondacioneve të huaja, të cilat kryejnë veprimtarinë e tyre në godinat e administruara nga kjo drejtori.

Ndryshimi i logos së institucionit, me vlerë 2 milionë lekë do të shoqërohet edhe me kosto të tjera , pasi pas kësaj do të lind nevoja për ndryshimin e të gjitha objekteve me logon e vjetër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy