
Kryetari i Shoqatës së Invalidëve të Punës në Durrës, Abdulla Deliallisi thotë se ligjet e kësaj kategorie nuk po gjejnë asnjë zbatim. Ai thotë se udhëtimet drejt kryeqytetit për trajtime mjekësore duhet paguar vetëm 50% e vlerës së biletës, mirëpo nuk zbatohet në asnjë rast.



