Italia kthehet djathtas, Xhufi: Berlusconi, rol moderues brenda koalicionit qeverisës

Italia kthehet djathtas, Xhufi: Berlusconi, rol moderues brenda koalicionit qeverisës

Me një qeveri të re të djathtë, Italia po shihet nga shumë si një sfidë e re për Bashkimin Europian. Fitorja e Fratelli d’Italia pritet t’i japë vendit kryeministren e parë femër, partia e së cilës është në koalicion me Legën e Mateo Salvinit dhe Forza Italia e Silvio Berlusconi-t. Pëllumb Xhufi, ish-ambasador i Shqipërisë në Itali, thotë se me dy parti që orientohen më shumë drejt së djathtës sesa drejt qendrës, ish-kryeministrit Berlusconit i bie detyra të bëjë rolin e moderuesit.  

Shpresohet në përbërësit e tjerë të koalicionit, kryesisht forza Italia e Belusconit. Mendohet që ai të luajë rol moderues ndaj Melonit dhe Salvinit.

Politikat e jashtme nuk ndryshojnë drejtimin kryesor me ndryshimin e qeverive. Nuk ndodh me vende të mëdha si Italia. Edhe kryeministrat kanë prirjen për të bërë diçka më pak apo më shumë. Meloni nuk ka ndonjë lidhje të veçantë me Shqipërinë.

Për Xhufin, fitorja e Fratelli d’Italia ishte e pritshme. Megjithatë, sipas tij duhet pritur për të parë sa besnike do t’u qëndrojë qasjeve të deritanishme qeverisja e re.

Gjatë fushatës, Meloni dha sinjale shqetësuese si ai i ndryshimit të regjimit kushtetues në një shtet presidencial. Në gjuhën e një lideri të njohur demokrat nuk do të shqetësonte shumë, por në gjuhën e saj shqetëson sepse të orienton drejt vendosjes së një autokracie.

Lidhur me ndikimet që mund të ketë në marrëdhëniet me Shqipërinë ndryshimi i qeverisë në Itali, Xhufi tha se nuk priten ndryshime të mëdha.

Në kohën e emigracionit masiv ajo ishte akoma e re. Më vonë, edhe pas ngjarjeve të ’97, me partinë e saj Movimento Sociale nuk ka pasur ndonjë lidhje të veçantë. Tani do të jetë diçka e re. Do të pritet me njëfarë ankthi cili do të jetë raporti që ajo do të vendosë me qeverinë “Rama”. Nuk besoj që do të ketë ndryshime të mëdha, epokale. Në emrat që mund të jenë ministra në qeverinë Adolfo D’Urso e shoh si diçka pozitive.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy