Ekzekutimi në Lezhë dyshohet për hakmarrje, zanafilla nisi me vrasjen në 1994/ Seria e krimeve

Ekzekutimi në Lezhë dyshohet për hakmarrje, zanafilla nisi me vrasjen në 1994/ Seria e krimeve

Një 57-vjeçar u gjet i vrarë më armë zjarri në rrethana ende të paqarta, pranë banesës së tij në fshatin Tale të Lezhës. Pjetër Kaza u konstatua pa shenja jete rreth orës 05:00 të mëngjesit të së dielës nga bashkëshortja e tij, e cila ka njoftuar të afërmit dhe policinë.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, në momentin kur Kaza po kthehej në banesë me automjetin e tij, pasi punonte në minierën e Spaçit, ndërsa dyshohet se është qëlluar me armë zjarri me silenciator, pasi nuk është dëgjuar asnjë zhurmë.

Duke përfituar dhe nga errësira autoret i kanë zënë pritë 57-vjeçarit, teksa po hynte në banesë. Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, po vijon punën për zbardhjen e kësaj ngjarje. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar disa gëzhoja si dhe janë shoqëruar dhe po merren në pyetje disa persona të cilët mund të kenë dijeni rreth vrasjes.

Hetimet paraprake po përqendrohen në pistën e hakmarrjes, pasi viktima është pjesë e një familjeje të përfshirë në një konflikt të përgjakshëm që daton që prej vitit 1994.

Zanafilla e këtij zinxhiri vrasjesh lidhet me ekzekutimin e Ndue Kazës, ish-shef i krimeve në Rrëshen, i cili u vra më 7 janar 1994 në mes të qytetit. Autorët e dyshuar, vëllezërit Dod dhe Augustin Gjini, u arratisën menjëherë pas ngjarjes.

Në vitin 1997, Martin Kaza, vëllai i Ndue Kazës, vrau për hakmarrje dy vëllezërit në Laç, dhe për këtë ngjarje u dënua me 22 vite burg.

Përplasja mes familjeve duket se nuk u ndal as pas kësaj. Më 28 prill të vitit 2024, në një lokal shqiptarësh në Bruksel, u vra Agustin Kaza, vëllai i 57-vjeçarit.

Ai u qëllua për vdekje me armë zjarri në kokë dhe kraharor, ndërsa Pjetër Kaza është viktima e tretë në këtë konflikt që vijon prej më shumë se tri dekadash.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy