Rusja kërkon azil në Shqipëri/ Shehu: Njeriu që garanton mospersekutimin, në listën e zezë! Mund t’i drejtohemi Gjykatës Europiane

Rusja kërkon azil në Shqipëri/ Shehu: Njeriu që garanton mospersekutimin, në listën e zezë! Mund t’i drejtohemi Gjykatës Europiane

Avokati Isuf Shehu foli në edicionin e lajmeve në MCN TV mbi kërkesën për azil në Shqipëri të ruses Svetlana Timofeeva, e cila u arrestua me dyshimet për spiunazh, bashkë me dy persona të tjerë në ish-uzinën e Gramshit. Shehu theksoi se nuk ka asnjë provë që e implikon Timofeeva-n me spiunazhin, dhe fotografimi nuk përbën sekret shtetëror.

Ai vë në dukje se Timofeeva mund të persekutohet nëse ekstradohet në Rusi, pasi ka dalë kundër luftës në Ukrainë, dhe garancia për mos persekutimin e saj është dhënë në një njeri që është në listën e zezë të DASH, BE-së dhe vet Ministrisë sonë të Jashtme.

Shehu e konsideroi si në kundërshtim me ligjin faktin që asnjë përfaqësues i Drejtorisë së Policisë apo Ministrisë së Brendshme nuk ka shkuar në institucionin e vuajtjes së dënimit për t’i marrë deklarimet Timofeeva-s. Në rast se vendoset për ekstradimin e ruses, Shehu tha se do t’i drejtohen Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut që për raste emergjente bllokon veprimet e vendeve anëtare të konventës, çka sipas tij do të ishte skandal për Shqipërinë.

Deri më tani nga informacionet që janë dhënë nga organi i akuzës, e gjithë akuza bazohet hard drive-t të cilat ajo administronte, pra në memorien elektronike të dronit, aparatit celular dhe të laptopit. Në përputhje me procedurën kjo nuk do të hante më shumë se 6 muaj kohë, por sipas Prokurorisë kërkohej ekspertizë edhe më e zgjeruar për të siguruar dhe për të mundësuar marrjen e të gjithë përmbajtjes së diskut, si të aparatit celular, kompjuterit dhe dronit. Kjo është arsyeja pse ka zgjatur deri tani dhe e gjithë akuza bazohet në informacionin që Prokuroria mendon se do të dali nga këto njësi kompjuterike. Në përputhje me Kodin e Procedurës Penale, dhe për këtë gjë jemi konsultuar me ekspertët e fushës, s’do të ishte më shumë se 1 muaj. Kodi i Procedurës Penale u jep mundësi ekspertëve që të kryejnë një ekspertizë deri në 6 muaj. Një zgjatje mbi 6 muaj është në kundërshtim me Kodin e Procedurës Penale. S’është e justifikuar zgjatja. Ne e kemi të argumentuar këtë gjë. Kanë kaluar 6 muaj prandaj ky veprim është në kundërshtim me ligjin, nuk ka hapësirë ligjore që të kundërshtojë veprimet e tyre.

E gjithë procesi dhe kërkesa e tyre bazohet te fotografimi që kjo u ka bërë ish-bazave ushtarake të Luftës së Ftohtë rreth Moskës. Ka ardhur këtu ka fotografuar ish-uzinën e Gramshit, një relikte e Luftës së Ftohtë që ne kemi pasur që s’është më në inventarin e aseteve të FA. Organi i akuzës ende s’ka ngritur një akuzë ndaj Timofeeva-s dhe shtetasve të tjerëve. Deri tani ata thjesht dyshohet. Prokuroria synon të ekspertohen këto hard drive për të identifikuar nëse në përmbajtjen e tyre mund të ketë ndonjë informatë sekrete. Nuk përbën informacion sekret shtetëror në përputhje me ligjin shqiptar të vitit 1999. Të fotografosh mjediset s’përbën sekret shtetëror. Ka një përcaktim të qartë ligji për sekretin shtetëror. Fotografimi i objekteve të rrënuara, i bazave apo uzinave abandonuara që s’kanë asnjë qëllim ushtarak s’përbën shkelje të sekretit shtetëror. Deri tani nga të dhënat s’na rezulton të ketë informacione sekrete të përdorura nga Timofeeva, shtetasi ukrainas dhe shtetasi tjetër rus”.

I pyetur se ku mbështetet kërkesa për azil politik në Shqipëri, Shehu tha:

Kërkesa mbështetet në Konventën Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara për Mbrojtjen e të Drejtave të Refugjatëve, në Ligjin për Azilin, në një sërë faktesh që njihen botërisht. Kemi bashkëpunuar me ekspertë të huaj, kemi pasur mbështetje të organizatave të huaja dhe mediat e huaja kanë shfaqur interes për këtë situatë. Timofeeva ka shfaqur hapur bindjet e saj kundër luftës në Ukrainë, dhe për këtë arsye ajo kërkon mbrojtje. Shteti ynë kërkon ta ekstradojë, ajo kërkon mbrojtje dhe t’i garantohet azil po në këtë vend, pasi do kthehet në Federatën Ruse, do persekutohet. Nga ana e Federatës Ruse është paraqitur garancia që s’do persekutohet. Por fakti qëndron që personi që ka nënshkruar këtë garanci është në black liste të DASH, në black liste të Komisionerit për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut në BE dhe në black liste të Ministrisë së Jashtme. Ministri i Drejtësisë pranon garancinë e këtij personi që Timofeevas s’do i cenohen të drejtat e njeriut, kur gjithë bota e konsideron...”

Kërkesa është bërë javën e kaluar rreth datës 10, i është drejtuar Ministrisë së Brendshme, departamentit përkatës dhe Drejtorisë së Policisë, që janë institucione që duhet të marrin vendimin lidhur me këtë. Deri më sot duhet të ishin paraqitur pranë institucionit të vuajtjes së dënimit përfaqësuesit e Drejtorisë së Policisë që merren me Emigracionin dhe Azilin për të marrë deklarimin e Timofevas. Aktualisht nga ana e strukturave të Ministrisë së Brendshme, në kundërshtim me ligjin dhe me Konventën e Kombeve të Bashkuara për Mbrojtjen e të Drejtave të Refugjatëve nuk është respektuar një gjë e tillë.

I pyetur se nëse s’do t’u kthehet përgjigje për azilin dhe do miratohet ekstradimi, çfarë ndodh? Shehu tha:

Në do t’i drejtohemi Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, në aplikim të rregullit 39. I cili dikton që për raste emergjente Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut ndërmerr masa dhe bllokon çfarëdo veprimi nga vendet anëtare të konventës, që të ndërmarrin veprimet e tyre në bazë të vendimeve të gjykatës. Do ishte rast skandal nëse ndodh. S’do ishte rasti i parë.

Sot aktualisht Rusia ka dalë nga Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut. Kushtet e vuajtjes së dënimit nuk monitorohen. Nuk është vetëm çështja se merr një dënim të lartë. Mund të rrezikojë deri në 20 vite burgim. Por çështja është si do ta vuajë këtë dënim. Do të mjaftonte kërkesa për ekstradim do të mjaftonte që s’bëhet fjalë për spiunazh. Është stigma që qëndron te shtetasit rus që i penalizon të qëndrojnë në procese kaq të gjata”.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy