Kush janë Erigers Mihasi dhe Armando Dumani? Kontigjentë të njohur në botën e krimit

Kush janë Erigers Mihasi dhe Armando Dumani? Kontigjentë të njohur në botën e krimit

Erigres Mihasi, është një personazh i njohur i botës së krimit i liruar në muajin korrik 2019 nga Prokuroria e Gjirokastrës për mungesë provash në ngjarjen e dhunimit dhe grabitjen e prindërve të Elton Çiços. Dyshohet se Mihasi në këtë krim ka bashkëpunuar ngushtë edhe me Santiago Malkon, i cili mbeti i vrarë me 10 plumba në zonën e Porcelanit pak vite më parë. Mihasi dhe Malko njihen nga policia e Shtetit si kontigjentë kriminalë dhe pjesë e një grupimi kriminal në kryeqytet, kanë qënë të dyshuarit kryesorë por çuditërisht asnjëri prej tyre nuk është arrestuar, megjithëse kanë qënë në kërkim policor, por që më pas i është anolluar kërkimi si pasojë e përfundimit të afatit.

Goditja me armë e Rivelino dhe Juxhin Mumajesi, si dhe plagosja e mikun të tyre, Ibrahim Durollari, ka ndodhur gati një vit pasi Erigres Mihasi, dyshohet se është përfshirë në një ngjarje tjetër kriminale në Laç, ku ka mbetur i plagosur Rudolf Toma, në vitin 2017, ky i fundit punonjësi bashkisë së Kurbinit. Në këtë ngjarje ka marë pjesë një grup i përbërë nga pesë persona, i paisur me armatim si pistoletë dhe automatik kallashnikov, të cilët kanë sulmuar me armë, shkelma dhe grushta grupin e të rinjve ku ndodhej dhe Rudolf Toma. Si pasojë e të shtënave më armë është plagosur punonjësi i bashkisë së Laçit, Rudolf Toma.

Ndarkohë, edhe 26-vjeçari Armando Dumani nuk është një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare. Ai është arrestuar më parë pasi dyshohet se është autori i dyshuar i një sërë vjedhjesh me armë në filiale bankash në qytetin e Vlorës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy