Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit Derek Chollet takoi ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiç.
Përmes një postimi në Twitter zyrtari i lartë amerikan tha se takimi erdhi pas bisedës Blinken-Vuçiç.
“Konfirmuam miqësinë e kahershme mes SHBA-së dhe Serbisë dhe shprehëm mbështetjen tonë për angazhimin e Serbisë në dialogun me Kosovën dhe përpjekjet për promovimin e paqes dhe sigurisë më të madhe në rajon”, shkroi Chollet.



