
Avokatët dhe qytetarë në Lezhë kanë dalë në protestë para gjykatës së Kurbinit, kundër hartës së re gjyqësore të propozuar nga KLGJ.
Lidhur me këtë në një lidhje skype në ‘MCN Live’ avokati Gjovalin Laska bëri me dije se këto protesta dhe bojkote nga ana e avokatëve janë një ngritje zëri për qytetarët më shumë sesa për vetë ata.
Ai tha se kanë shpallur bojkotin një javor si dhe të masave të sigurisë dhe kjo si rezultat i mos reagimit nga ana e qeverisë dhe KLGJ-së. Sipas tij këta duan të çojnë dhe njëherë në kohën e kanunit duke e krhyer në anormale sistemin e drejtësisë.
Në lidhje me protestën e organizuar nga dhoma e avokatisë në Lezhë lidhur me përshkallëzimin e asaj, dhoma e avokatisë Lezhë ka organizuar dje një protestë sepse është kundër hartës gjyqësore dhe që pritet të miratohet nga qeveria. Ajo për të cilën avokatët po ngrenë zërin e tyre nuk është një problem që bie direkt mbi avokatët por bie direkt te qytetarët. Ata po bëhen zëri i qytetarëve. Tarifat do mbi faturohen te qytetari. Sot kemi shpallur bojkotin një javor dhe të martën dhe të mërkurën kemi shpallur bojkotin e masave të sigurisë, kjo nuk duhej bërë, por erdhi si pasojë e mos reagimit të qeverisë dhe KLGJ.
Ndër të tjera ai theksoi se vendimet nuk janë individuale sepse bojkoti i seancave për një javë është kërkuar në anonimitet.
Pasojat do bien dhe mbi qeverinë dhe KLGJ sepse nesër apo pasnesër nëse avokatët abandonojnë sistemin e drejtësisë atëherë përfundimi dihet. Sot janë mbledhur dhe qytetarët në mbështetje të avokatëve. Dje protestuam për gjykatën e Lezhës dhe sot për atë të Kurbinit. Dhoma e avokatëve ka kërkuar bojkotin e seancave gjyqësore dhe për këtë nuk ka asnjë përçarje mes avokatëve, unë vetë nuk jam paraqitur në seanca sepse kështu është vendosur. Në parim kjo nismë ka ardhur nga qendra, tentativa është se në momentin që dhoma e avokatisë qendër kërkuan të kundërshtojmë hartën gjyqësore që na prekte interesat tona drejtpërdrejtë por dhe të qytetarëve më pas mori një vendim që e pushoi si çështje dhe u tërhoq, ne këtë fakt na la të kuptojmë se na preu në besë. Diçka ka ndodhur në dhomën e avokatisë në qendër, o presion qeveritar apo nga KLGJ. 90% e gjyqtarëve jetojnë në tiranë, por dua ti kujtoj atyre dhe qeverisë se Shqipëria nuk është vetëm Tirana, por ka dhe por dhe Konispol dhe Vermosh. Këta duan të na çojnë dhe njëherë në kohën e kanunit, duan të bëjnë anormale sistemin e drejtësisë dhe këtë nuk e kuptoj.
Në fund Laska bëri me dije se nëse nuk do të ketë një reagim nga ana e qeverisë dhe KLGJ pas bojkotit të tyre një pjesë e avokatëve kanë vendosur që të futen në grevë urie për të mbrojtur gjykatat.
Pasi të mbarojë protesta jemi mbledhur të gjithë avokatët dhe kemi një presion të brendshëm nga ana e disa avokatëve që kërkojnë të futen në grevë dhe greva do vijojë në gjykatën e Kurbinit brenda. Nuk di sa do të arrihet, por kjo është ajo që po kërkohet me insistim nga avokatët sepse nuk ka asnjë formë tjetër për të bindur këtë sistem përveç metodave të përshkallëzuar. Do pritet njëherë që të mbarojnë afati i bojkotit, të shihen dhe analizohen veprimet e qeverisë dhe KLGJ që të japin shpjegim, por 99% e avokatëve do të jenë në grevë urie.



