Rama: Imediate nevoja për lirimin e tre efektivëve të Kosovës. Drafti për Asociacionin mundësi e artë, s’do jetë aty përgjithmonë

Rama: Imediate nevoja për lirimin e tre efektivëve të Kosovës. Drafti për Asociacionin mundësi e artë, s’do jetë aty përgjithmonë

Kryeministri Edi Rama e konsideroi si imediate nevojën për lirimin e të tre efektivëve nga Kosova që u rrëmbyen dy ditë më parë nga Forcat Serbe, duke folur në një konferencë për media në krah të homologut hungarez Orban. Duke folur për draft-statutin e propozuar prej tij për Asociacionin, Rama tha se paqja është në tryezë. Ai vuri në dukje se “kjo mundësi e artë nuk është e thënë që të jetë aty përgjithmonë”. “Së pari është imediate nevoja, domosdoshmëria, urgjenca, që të tre punonjësit e Policisë së Kosovës të kthehen në shtëpi. Përtej pretendimeve që janë kapur këtu apo kanë hyrë atje, apo janë marrë këtu apo janë gjendur atje, për të cilat KFOR nuk do të japë konkluzion publik, por do të depozitojë dosjen përkatëse në NATO, është absolutisht e qartë që në të gjitha rastet tre efektivët nuk kanë bërë asnjë krim. Edhe nëse do supozonim që kanë shkelur vijën e kufirit, ka ka vetëm një përgjigje: Kthimin e tyre në shtëpi. Jemi fokusuar për ta bërë këtë të mundur. Po përdorim kanalet e mundshme që të ndodhë sa më parë", tha Rama. Lidhur me draftin për Asociacionin Rama u shpreh: “Paqja është në tryezë. Dokumenti i marrëveshjes është në tryezë. Mundësia historike është në tryezë, për të mbyllur një kapitull të gjatë e të dhimbshëm dhe për të hapur një kapitull të ri. Propozimi në tryezë i mbështetur nga BE dhe SHBA është gjëja më e mirë që mund t’i ndodhë Kosovës. Unë nuk kam eksperiencën e kryeministrit (Orban), por mund ta them me plot gojën që ajo marrëveshje dhe kjo mundësi e artë që është në këtë moment nuk është e thënë që të jetë aty përgjithmonë. Situatat, konkujturat, dinamikat, mund të ndryshojnë dhe mund të hyjmë në një tjetër kohë në histori kur nuk do të kemi zgjidhje. Jam 100 për qind i fokusuar te kjo zgjidhje. Të tjerat mund të jenë pilula ekzaltimi për ata që e identifikojnë veten si patriot luftëra imagjinare por nuk sjellin asgjë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy