Nënkryetari i KQZ-së, Denar Biba, i cili ishte i pari që u penalizua nga marrëveshja politike e 18 majit, thotë se karriera e tij mori një lloj cenimi, por me rëndësi është se produkti final i zgjedhjeve ishte pozitiv.
I ftuar në Tonight Ilva Tare, Biba thotë se për herë të parë patëm një fushatë të qetë, jo shumë të kushtueshme dhe një rezultat final të gjithëpranuar.
“Në dorëheqjen time, ndonjëherë njeriu duhet të cedojë pak në atë tendencën ose udhëtimin e tij të karrierës për qëllime më të mëdha sesa karriera e tij e vogël ose interesat e tij të vogla personale. Në këtë aspekt, pa rënë në ato klishetë ‘fitoi atdheu’, mjafton që ‘zgjedhje të lira dhe të ndershme’, natyrisht që karriera ime mori një lloj cënimi. Por jam fare i lirë në këtë pikë, kështu që nuk kam ndonjë shqetësim. Nga ana tjetër pati produktet pozitive”, tha ai.



