Xhadat/ Conad: Çmimet e ofertave në Shqipëri më të larta se ato pa ofertë në Itali

Xhadat/ Conad: Çmimet e ofertave në Shqipëri më të larta se ato pa ofertë në Itali

Çmimet e produkteve me ofertë të Conad në Shqipëri, rezultojnë më të larta se çmimet e produkteve të njëjta, por pa ofertë në Itali.

Xhadat krahasoj disa prej tyre ku pa se: 

Produkte të njëjta si vaj Monini që në Itali përpara ofertave shitej 750 lekë,  në Shqipëri shitet 1290 lekë. Diferenca e këtyre çmimeve është 540 lekë.

Gjithashtu edhe vaj gështenje që në Conad Itali kushton 495 lekë , në Conad Shqipëri  ka çmimin  759 lekë, pra 264 lekë më shumë.

Kërkesës së Xhadave në lidhje me këtë fakt, administrata e Conad në Shqipëri nuk ju përgjigj.   

Në dallim nga vendet e tjera Shqipëria paguan 20% TVSH në çdo produkt, përfshi dhe ushqimet.

Po sa ndikon kjo masë TVSH-je tek çmimet e larta të ushqimeve ?

TVSH-ja në rastin e ushqimeve ndikon drejtpërdrejtë, pasi në Itali TVSH-ja për bukën, qumështin apo produkte të tjera është 5% në Shqipëri është 20%. Sigurisht vetëm nga ky diferencim në taksa ke minimalisht një kosto shtesë prej 15%”-shpjegoi gazetari i ekonomisë Klodian Tomorri.  

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy