Borxhi 20 mijë euro, kompania italiane hap proces gjyqësor për bizhuteritë e mbajtura nga Ivanka Trump

Borxhi 20 mijë euro, kompania italiane hap proces gjyqësor për bizhuteritë e mbajtura nga Ivanka Trump

Një borxh që nuk mund të quhet i tillë nëse ke parasysh protagonisten. Në SHBA po flitet për një borxh prej 20 mijë eurosh, që lidhet edhe me emrin e Ivanka Trump. Duket se vajza e presidentit amerikan nuk ka shlyer plotësisht qiranë e bizhuterive të çmuara ndaj kompanisë italiane “Franco Raselli”, e cila ka hapur një proces gjyqësor.

Vetë Ivanka Trump ka shpjeguar se bizhuteritë e çmuara ia ka siguruar “Madison Avenue Diamonds”, e cila nuk ka lidhje me bizneset e saj. Kjo kompani ka kontaktuar italianen “Raselli”, të cilës i ka dorëzuar bizhuteritë kundrejt një pagese 50 mijë euro, por i janë paguar vetëm 30 mijë deri tani. Pra, një diferencë prej 20 mijë eurosh që përfshin edhe emrin e vajzës së presidentit.

Edhe pse për të tre palët, kjo shifër nuk përbën ndonjë problem, Franco Raselli ngul këmbë se kjo është çështje principi.   

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy