Sot raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Malin e Zi, Milatoviç sfidon Gjukanoviçin

Sot raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Malin e Zi, Milatoviç sfidon Gjukanoviçin

Këtë të dielë Mali i Zi mban raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

550 mijë malazezë kanë të drejtë vote deri në mbylljen e qendrave të votimit, në orën 20:00. Kandidatët që kaluan raundin e parë dhe kërkojnë mandatin 5-vjeçar janë Milo Gjukanoviç dhe Jakov Milatoviç.

Gjukanoviç është një prej njerëzve më dominues në skenën politike malazeze. 61-vjeçari është presidenti aktual i vendit dhe udhëheqës i Partisë Demokratike të Socialistëve.

Gjukanoviç është parë si aleat i Perëndimit dhe kundërshtar i ndikimit rus.

Nga ana tjetër Milatoviç është kandidati i Lëvizjes Evropa Tani, parti e themeluar një vit më parë. Disa nga partitë që mështetin Milatoviçin janë pro ruse ndonëse ky i fundit është shprehur pro anëtarësimit në BE.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy