Faqet online/ Vetëm 58% e shqiptarëve lexojnë lajme në internet

Faqet online/ Vetëm 58% e shqiptarëve lexojnë lajme në internet

Vetëm 58% e përdoruesve shqiptarë të internetit në moshën 16-74 vjeç lexojnë faqet online të lajmeve.

Shifra del në një raport të fundit të Eurostatit.

Përqindja e shqiptarëve që lexojnë faqet e lajmeve është dukshëm më e ulët se mesatarja europiane, 72%.

Përdoruesit shqiptarë të internetit në këtë aspekt lihen pas nga fqinjët, në një masë të tillë që e kalon mesataren e Bashkimit Europian.

Kështu, malazezët i lexojnë faqet e lajmeve në masën 80%, serbët 77%, maqedonasit 72%, boshnjakët 73% dhe shqiptarët e Kosovës 79%.

Në raport me vitin 2019, interesi i shqiptarëve për të lexuar lajme në internet është rritur me vetëm 1%.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy