Krimi në rritje/ Xhaferri: Si shoqëri po përballemi me një komunitet që nuk i pranon problemet e shëndetit mendor

Krimi në rritje/ Xhaferri: Si shoqëri po përballemi me një komunitet që nuk i pranon problemet e shëndetit mendor

Duke marrë shkas nga dy krimet e rënda të regjistruara dje në Fier kur një i ri vrau efektin e policisë për çështje banale dhe një tjetër vrau të ëmën në Lezhë, psikologia Almeida Xhaferri, i cilëson si krim në rritje.

E ftuar në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, Xhaferri thotë se vrasja e një personi tjetër në sy të nënës analizohet në tre faktorë social.

Ngjarja është tejet e trishtë. Është tregues i disa faktorëve që një njeri të jetë aq agresiv dhe të arrij të ekzekutojë një njeri tjetër në prani të mamasë së vet i pari tregon se ky individi nuk e njeh autoritetin figurës familjare që ka në makinë.

E dyta, kjo është e pafuqishme të ndërhyjë dhe të sheshoj për të neutralizuar situatën, dhe e treta tregon që ne si shoqëri tregohemi nga persona të panjohur, cenohemi ne sedër, ndjejmë që na prekte dinjiteti për gjëra të parëndësishme kur kudo nëpër botë nëse dikush të bën një parakalim agresiv, asnjë qytetar i Evropës thotë ka një hall, lere të shkoj.

Familja shërben si modelues dhe aty marrin referencant për të qene qytetar të mirë, nëse referencat nuk janë të mira, dhe unë nga ana tjetër mbaj armë, vras, ne me këtë sjelle kemi dështuar.

Sa e vështirë është për atë grua që burri dhe djali kanë pasur precedent penal, është zonë e kuqe kërcënuese dhe ata s’janë persona që komunikojmë dhe zgjidhin konflikte me fjalë.

Sipas psikologes Xhaferri, ne si shoqëri po përballemi me një komunitet në rritje që i pranon problemet e shëndetit mendor.

Stigma na kushtëzon jetën dhe e kemi të vështire të përballemi me një komunitet që nuk i pranon problemet e shëndetit mendor dhe nuk i pranoj duke i shpërfillur dhe duke i zhbërë ato.

Ne nuk kemi statsitka të sakta sesa persona kemi aktualisht që vuajnë nga psikoza që kanë tendencën që të shfaqin sjellje agresive ti ekzekutojë familjarët për shkak të problemeve mendore.

Po nga ana tjetër ne si shoqëri, nuk kemi mjaftueshëm informacion të nevojshëm për të ditur se ku do të trokasim dhe për të ndjekur e monitoruar një person të shëndetit mendor.

E njoh sistemin dhe di qe familjarët nuk janë të informuar që ka një ligj që detyron trajtimin e detyrueshëm të pacientëve të shëndetit mendor në ratëse ata refuzojë të marrin medikamente.

Shpesh herë familjarët e kapin veten që refuzojnë marrje e medikamenteve dhe shkëputja për disa ditë e ilaçeve agravon situatën sidomos në periudhën mars, prill dhe sezoni verës, përudha kohorë kur shpërthejnë psikozat dhe nuk duhet ndërprerë mjekimi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy