Robert Pattinson rikthehet në punë. Aktori e ka kaluar Covid-19 pa shumë komplikime dhe i është rikthyer rolit tij të “Batman”.
Vetë produksioni nuk e pranoi kurrë se Pattinson ishte pozitiv, as ai vetë, por Vanity Fair zbuloi ditë më parë se xhirimet u ndërprenë për disa orë, pasi aktori kryesorë rezultoi pozitiv.
"Pas një pauze për masat paraprake të karantinës COVID 19, xhirimet tani kanë rifilluar në Mbretërinë e Bashkuar," tha për Vanity një zëdhënës i Warner Bros.
Testi pozitiv i Pattinson ishte një tregues se rreziku është shumë i lartë me rinisjen e xhirimeve, edhe Hollywood po përpiqet të gjejë një mënyrë të përshtatshme për të xhiruar në kohë pandemie.
Disa projekte të zhurmshme, të tilla si "The Matrix 4", "Jurassic World: Dominion" dhe seritë Disney Plus "The Falcon and the Ëinter Soldier", kanë rifilluar prodhimin.



