Ministria ruse e Mbrojtjes e Rusisë, thotë se trupat e saj tani kanë pushtuar qytetin jugor të Ukrainës, Kherson.
Nëse konfirmohet se ky qytet ka rënë, do ta bënte atë më të madhin në Ukrainë që është kapur nga forcat ruse deri më tani.
“Njësitë e Forcave të Armatosura Ruse kanë marrë kontrollin e plotë të qendrës rajonale të Khersonit, infrastruktura civile dhe shërbimet e transportit të qytetit po funksionojnë si zakonisht. Nuk ka mungesë ushqimi apo mallrash thelbësore në qytet”, tha zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, gjeneralmajor Igor Konashenkov.
Sipas tij, negociatat vazhdojnë midis komandës ruse, dhe administratës së qytetit dhe rajonit, për zgjidhjen e çështjeve që mbulojnë mirëmbajtjen dhe funksionimin e objekteve të infrastrukturës sociale, garantimin e rendit dhe ligjit dhe sigurinë e popullsisë.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë raportoi gjithashtu se trupat ruse nuk po kryenin sulme kundër qyteteve të Ukrainës. Ai theksoi se infrastruktura ushtarake ukrainase po shkatërrohej nga armët precize.



