
Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi masën e sigurisë "arrest me burg" për Fredi Belerin, duke rrëzuar rekursin ku ky i fundit kërkonte lirinë. Vendimi u dha sot në dhomën e këshillimit nga gjyqtari Sander Simoni. Më herët ishte Gjykata e Posaçme e Apelit që la në qeli Belerin, i cili më 14 maj u zgjodh kryebashkiak i Himarës. Kujtojmë që më 12 maj, dy ditë para zgjedhjeve lokale, Beleri u arrestua pas dyshimeve për blerje votash. Ai akuzohet për “korrupsion pasiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim.



