
Në një kohë kur shqetësimet mbi sigurinë e vaksinës AstraZeneca janë rritur dhe shumë shtete evropiane kanë pezulluar përkohësisht administrimin e saj, për shkak të rasteve të trombozës tek individët e vaksinuar, kryeministri britanik njofton se do të vaksinohet me të.
Boris Johnson është njoftuar për të bërë vaksinën ndaj koronavirusit, ndwrsa ai bwn me dije se do të marrë dozën e parë nga AstraZeneca.
“Ndoshta më e mira që mund të them në lidhje me programin e vaksinave të Universitetit të Oksfordit, AstraZeneca është se më në fund u informova se do të merrja dozën time shumë shpejt. Unë patjetër do të vaksinohem me vaksinën e Universitetit të Oksfordit-AstraZeneca”, tha Johnson.



