Një dallgë e fuqishme e regjistruar së fundmi në një zonë mes Britanisë dhe Islandës është më e larta që është regjistruar ndonjëherë.
Dallga rekord arriti lartësinë 19 metra, praktikisht sa një ndërtesë 6-katëshe.
Të dhënat janë bërë publike nga Organizata Botërore Meteorologjike.
Rekordi i mëparshëm është ai i regjistruar në Atlantikun Verior në dhjetor 2007, me lartësi 18.3 m.



