Itali, sekuestrohet kokainë me vlerë 2 mln euro, Çapjat e Elbasanit të përfshirë në trafik (VIDEO)

Itali, sekuestrohet kokainë me vlerë 2 mln euro, Çapjat e Elbasanit të përfshirë në trafik (VIDEO)

E.N / TemA TV

ITALI - Policia e Torinos ka vënë në pranga 5 shtetas shqiptarë si posedues të një sasie të konsiderueshme lënde narkotike e tipit kokainë. Kokaina e sekuestruar kap peshën e 25 kilogramëve duke thyer kështu rekordin e sasisë të kapur ndonjë here nga autoritetet italiane në qytetin e Torinos.

 

Por, gjithmonë sipas Policisë Italiane, ky rrjet trafiku ka lidhje më të gjëra nga çfarë mendohej në fillim. Grupi i trafikantëve dhe sasia e madhe e kokainës të sekuestruar ka lidhje direkte me familjen Çapja të Elbasanit. Pjestarë të familjes Çapja janë të njohur për organet erendit dhe nga kronika në vend pasi në disa raste janë përfshirë në përplasje me armë zjarri apo ekzekutime, ku nuk përjashtohet dhe sulmi ndaj vetë efektivëve të Policisë të Shtetit.

 

Nga ana tjetër e përditshmja italiane La Stampa raporton detaje të tjera mbi mënyrën se si u bë e mundur kapja e 5 shqiptarëve, ende të paidentifikuar, sekuestrimi i lëndës narkotike dhe lidhja me Çapajt. Sipas La Stampa gjithçka u arrit  pas arrestimit nga anti-drroga, më 12 maj, të këtij viti të një prej kokave të trafikut të drogës dhe krimit të organizuar edhe bashkëpunëtor me Çapjat, shtetasi shqiptar Sajmir Serjani.

 

Sajmir Serjani në momentin e arrestimit u prangos nga autoritet italiane pasi në makinën e tij, e tipit Peugeot, u gjetën 600 gr kokainë ndërsa në banesë iu sekuestruan 108 mijë euro. I vetmi element i mistershëm por që mund të hapte edhe pista të tjera ishin një palë çelësash. Pas një sër kërkimesh në të gjitha zonat e frekuentuara nga Serjani u zbulua që këto çelësa mbanin kyçur në një apartament një sasi kokaine me vlerë tregu që i kalon 2 milionë eurot.

 

Apartamenti i bastisur nga Policia italiane bëhet me dije nga La Stampa se shërbente si laborator për përgatitjen e dozave dhe në të fshiheshin 25 kg kokainë e pastër dhe 35 kg substancash që shërbënenin si përzierës për të shtuar peshën e drogës që shitej më pas në rrugët e Torinos.  

 

 

Ndërkohë Policia Italiane ka publikuar pamjet e sekustrimit të lëndës narkotike e cila shënon rekord për Policinë e Torinos, 25 kg kokainë e pastër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy