Pashkët, 5 mijë punonjës të policisë dhe Gardës në gatishmëri

Pashkët, 5 mijë punonjës të policisë dhe Gardës në gatishmëri

Mbi pesë mijë punonjës të policisë dhe Gardës kanë qenë në gjendje të gatishmërisë së përforcuar gjatë 48 orëve të fundit pas informacioneve të shërbimeve inteligjente vendase dhe të atyre partnere mbi mundësinë e kryerjes së akteve që cënojnë rëndë rendin dhe sigurinë publike deri dhe në akte të karakterit terrorist. Në një noftim të shpërndarë për mediat, Policia falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e treguar në këtë rast.

“Është me shumë rëndësi të kuptohet nga të gjithë se situatat e konfliktit politik në një vend si Shqipëria, edhe në kontekstin e zhvillimeve rajonale, mundet të shfrytëzohen lehtësisht nga element të caktuar për të kryer akte kriminale, destabiliteti deri edhe terroriste. Ndaj inkurajojmë fort çdo qytetar të ndershëm që për hir të interest të tyre dhe të familjeve të tyre të raportojnë çdo fakt apo të dhënë që ngjall dyshime në lidhje me rendin dhe sigurinë publike”, thuhet në njoftimin e policisë, ku njëkohësisht vlerësohet bashkëpunimi i komuniteteve fetare dhe shërbimeve informative.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy