Mustafa Nano ka pasur të ftuar këtë të mërkurë në emisionin Zululand në TemA Tv, Fatos Tarifën, rektor në Universitetin e New York-ut në Tiranë. Temë e emisionit kanë qenë zhvillimet e fundit në botë dhe Europë, pas incidentit mes Rusisë e Turqisë pas rrëzimit të një avionic rus. Tarifa u shpreh se “Dekadat e ardhshme do të jenë më tragjike nga sa kemi njohur deri sot” dhe se Europa do të pësojë shumë ndryshimet demografike dhe do të pushojë së qenë një fuqi e madhe. Më tej Tarifa u shpreh se Rusia me Putinin ka ndryshuar gjithë dinamikën e politikës globale. Profesori i njohur i Shkencave Politike, tha se ai nuk beson më tek Europa e bashkuar dhe se ideja për të ishte thjesht një utopi.



