BE letër zyrtare AstraZeneca-s për mosmarrëveshjen e vaksinave Covid

BE letër zyrtare AstraZeneca-s për mosmarrëveshjen e vaksinave Covid

BE do t’i dërgojë një letër zyrtare AstraZeneca-s në një përpjekje për të zgjidhur mosmarrëveshjen mbi furnizimet me vaksina. Kështu ka deklaruar një zëdhënës, pasi doli që kryeqytetet përfshirë Parisin, Berlinin dhe Romën mbështesnin kërcënimin e bllokut të BE për të ndaluar eksportet e vaksinave në vendet që nuk ishin reciproke, përfshirë Britaninë.

Kompania anglo-suedeze ka thënë se nuk do të jetë në gjendje të përmbushë premtimin e saj kontraktual prej 300 milion dozash për BE në gjysmën e parë të vitit, por përkundrazi do të jetë në gjendje të furnizojë BE-në me vetëm 100 milion për shkak të problemeve të prodhimit dhe kufizimeve të eksportit, shkruan The Guardian.

"Ne planifikojmë t'i dërgojmë një letër AstraZeneca-s që do të na lejojë të fillojmë një dialog me kompaninë për të zgjidhur mosmarrëveshjen", tha zëdhënësi i komisionit evropian, duke shtuar se letra do të diskutohet me qeveritë e BE para se të dërgohet .

Kontrata e BE-së me AstraZeneca përcakton që në rast të një mosmarrëveshje të dy palët së pari duhet të përpiqen ta zgjidhin atë përmes diskutimeve joformale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy