Kryetari i Dumës Shtetërore të Rusisë, Dhoma e Ulët e Parlamentit, akuzoi të premten NATO-n se është palë në veprimet ushtarake në Ukrainë, duke sugjeruar se ajo tashmë ishte e përfshirë shumë në vendimmarrjen ushtarake.
Komentet e bëra nga Vyacheslav Volodin, një aleat i ngushtë i Presidentit Vladimir Putin, dhe erdhën një ditë pasi Putin paralajmëroi se Perëndimi do të luftonte drejtpërdrejt me Rusinë nëse lejonte Ukrainën të godiste territorin rus me raketa me rreze të gjatë veprimi të prodhuar nga Perëndimi.



