Këtë të shtunë në kryeqytet në orët e para të mëngjesit është plagosur para derës së shtëpisë së tij në zonën e ish-Bllokut një 45-vjeçar.
Por personi që u plagos mëngjesin e sotëm, është ish-burri i një moderatoreje të njohur shqiptare, dhe ish-miss. Mësohet se 45-vjeçari, Artur Aligjoni, pronari i një klubi të njohur në kryeqytet “Arena”, është gjithashtu edhe ish-bashkëshorti i moderatores së njohur në TVSH Hygerta Sako.
Moderatorja e njohur është divorcuar me të në shkurt të 2012ës, për shkak se lidhja e tyre nuk funksiononte më prej një viti. Nga martesa e tyre kanë një vajzë, e cila i ka kaluar në kujdestari të moderatores. Policia ndërkohë është duke hetuar për një hakmarrje të mundshme lidhur me atentatin e sotëm, pasi Aligjoni dyshohet se ka plagosur me thikë muaj më parë një person, identifikuar si Halim Hysa.



