Arrestohet shqiptari, i shiste kokainë mbesës së Mogherinit

Arrestohet shqiptari, i shiste kokainë mbesës së Mogherinit

Vajza e vëllait të Federica Mogherinit, përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme, është një ndër klientët e grupit kriminal të drogës që vepronte në Itali, mes të cilëve ka edhe një shqiptar.

Policia italiane ka arrestuar 15 persona të bandës, të cilët akuzohen për shpërndarjen e drogës tek personazhet “VIP”, biznesmenë, juristë apo edhe profesionistë të tjerë.

29-vjeçarja Gaia Mogherini, mbesa e zyrtares së lartë të BE-së, thonë mediat italiane- është një nga klientët e këtij grupi.

Gjykata ka dhënë masën e sigurisë të arrestit shtëpiak për të afërmen e shefes së diplomacisë së BE-së, e cila akuzohet nga prokuroria se ka marrë në 28 shkurt të vitit 2015 “një sasi të papërcaktuar lënde narkotike të tipit kokainë, me qëllim që sigurojë tregtimin e saj” 

Siç raportojnë mediat, thuhet se Federica, e cila gjithashtu ka mbajtur dhe postin e ministres së Jashtme në Itali, i ka ndërprerë prej vitesh raportet me të vëllain. Gaia është vajza e vëllait më të madh nga një prind e Mogherinit.

Hetimet e policisë italiane kanë nisur dy vite më parë. Kokaina dhe hashashi vinte nga Spanja dhe Shqipëria. Rigers Duriçi tregtari shqiptar i drogës kryente trafikun e lëndëve narkotike nëpërmjet Ballkanit me destinacion Italinë.

Në mesin e të arrestuarve është edhe Manuel Zumpano, menaxheri më i madh i organizatës së trafikut të drogës, i biri i Francesco Zumpano dhe nipi i Domenico Zumpano, tregtar i vjetër i drogës në vitet ‘80. Vlera e drogës së shitur shkonte deri në 100 000 euro në javë. Droga shpërndahej në diskoteka, restorante, dhe disa lagje ku jetonin “VIP-a” në Romë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy