Gazetari Mariglen Kume tha në studion e MCN Informacion se strategjia e re politike e opozitës do të përqendrohet te denoncimet. Sipas tij, aksioni politik që do të ndjekë opozita pritet të përcaktohet në mbledhjen e kryesisë së PD.
Zoti Berisha e ka më të kontrolluar grupin parlamentar. Nëse mandatin e kaluar nuk i kontrollonte të gjithë deputetët, tani grupi është në një, i bashkuar dhe aksioni mund të jetë më eficient. Këtu është një përgjegjësi e shtuar e zotit Berisha për të bërë opozitë.
Planet e opozitës janë që të futen në Parlament, do të shkojnë atje me denoncime. Lëvizjet e fundit që bëhen janë në pritje të aksionit. Nga 8 komisione do të jenë 11 komisione parlamentare. Janë ndarje që bëhen për rrogë. Sa i takon aksionit, pritet që brenda kësaj jave të ketë mbledhjen e kryesisë dhe grupin e rikonfiguruar. Ende nuk ka diçka të qartë edhe në strukturat më të larta. Thjesht dinë që do të marrin pjesë institucionet.



