Politologu Ilir Klaemaj në stsudion e lajmeve në MCN TV ka komentuar takimin e sotëm të kryeministrit Rama në Shkodër me kryebashkiakët për të cilin u shpreh se ai ka kohë që e ka nisur fushatën e tij elektorale.
Ai tha se bashkitë e djathta kanë vetëm 5% të popullsisë, ndërsa theksoi s eka shumë bashki të vogla dhe të mesme të cilat janë duke u shpopulluar. Sipas tij, centralizimi i shërbimeve dëmton qytetet e vogla të cilat po bëhen të pajetueshme për rininë.
Natyrisht kryeministri ka kohë që ka filluar fushatën elektorale dhe po lë të kuptojë se jo vetëm do luftojë fortë dhe për një tjetër mandat, por se ka ndërmend të rri shumë gjatë në pushtete. Kështu jo vetëm ka ndezur motorët elektoralë por bën dhe takime të tilla që janë në funksion të fushatës dhe pse konsiderohen si takime pune. Rama është duke e mbështetur fuqimisht Shkodrën që ajo ti rikthehet shkëlqimit që ka pas. Rama shprehu diçka interesante që ne kemi ndërmend të bëjmë dhe fazën e dytë të reformës territoriale.
Mendoj se ai është brenda kornizës së formatit të fushatës. Bashkitë e djathta gjithsej janë 6 të gjitha sëbashku kanë vetëm 5% të popullsisë. Janë bashki pa ndonjë relevancë të fortë apo të izoluara se pjesën e madhe e ka Rama. Në këtë sens kjo është një hipiokrizi politike pavarësisht ngjyrave partiake.
Ne kemi e migrim të brendshëm dhe të jashtëm. I referohemi gjithmonë atyre që kanë ikur jashtë por harrojmë atë që Tirana tashmë ka mbledhur më shumë se 40% të popullsisë ndërkohë që ka bashki të vogla që janë duke u tkurrur. Në këtë sens në vend që të bëhen politika që nxisin qëndrimin në këto territore bëhet e kundërta. Mjafton një fakt që centralizimi i çdo gjëje në pak qytete bën që ato të kontrollohen më lehtë nga Rama.
Rama nuk la pa përmendur edhe çështjen Beleri ku u shpreh se do të presë vendimin e Apelit për hapat që do ndërmarrë në Himarë. Lidhur me këtë Kalemaj tha se kjo çështje po përdoret nga Rama për shkak të interesave okulte të bregdetit të Himarës.
Mendoj se çështja Beleri po përdoret nga Rama jo si kartë nacionaliste apo për cilësitë e veçanta të Belerit sepse mund ti kishte kushdo kandidat, por bëhet për shkak të interesave okulte të bregdetit të Himarës.



