Redona Koçi: Profesioni si juriste, punë e mërzitshme në krahasim me modelingun

Redona Koçi: Profesioni si juriste, punë e mërzitshme në krahasim me modelingun

U etiketua si “juristja seksi”, por zgjodhi të mos punonte asnjë dite në profesion. E apasionuar pas modelingut, Redona Koçi tregon eksperiencat e saj gjatë kësaj vere. Edhe pse për shumë kjo vere që qenë pasive për shkak të Covid-19, për modelen seksi ka qenë një sezon i mbushur me projekte dhe angazhime që i tregon në një intervistë për TvT.

Redona, modelingu pasion, por me profesion juriste. Me cilën nga të dyja po merreni më shumë në këtë periudhë?

Modelingu më është kthyer në profesion dhe juridiku është një degë që kam përfunduar, por jo ushtruar, por nuk do të thotë që nuk mund ta ushtroj në të ardhmen. Gjatë gjithë kësaj periudhe dhe në vazhdim do i përkushtohem modelingut që është dhe pasioni im i hershëm.

Kjo verë, e cila kaloi nën masat e Covid, për ju ka rezultuar e suksesshme. Jeni bërë imazh i firmës së njohur të syzeve në Kaliforni. Si erdhi ky bashkëpunim?

Fatmirësisht më rezultoi pozitive në favorin tim, edhe pse isha e bindur që deri në janar të vitit 2021 çdo gjë do ishte ndryshe, aktivitetet nuk mund të funksiononin si çdo vit, ndodhi e kundërta. Jam e lumtur që bashkëpunova me firmën e syzeve në Kaliforni. Bashkëpunimi erdhi nga vetë ata që më kontaktuan nëpërmjet e-mailit. Biseduam dhe ramë dakord, më pas bashkëpunuam dhe mbeta e kënaqur.

Gjithashtu një tjetër arritje ishte fakti se ishit imazhi i revistës turke, "Moda Turkey". Kush ju kontaktoi dhe si ishte si eksperiencë?

Po, është e vërtetë, unë u bëra imazh i revistës Modda Turkey në muajin gusht. Ishte një tjetër sukses që më emocionoi. Stafi i revistës më kontaktoi në Instagram. Ishte një eksperiencë e bukur ku ndihesh mirë që përfaqëson Shqipërinë në kopertinën e një reviste turke.

Fotot e fundit në Instagram të sjellin në mendje Helenën e Trojës. A është ky një projekt i ri, apo një set fotografik frymëzuar nga mitologjia?

Për mua është një projekt që vendosëm ta sjellim nëpërmjet një fotosesioni. Patjetër që jemi frymëzuar nga mitologjia për të sjellë një Helenë moderne të asaj periudhe. Falë bashkëpunëtorëve të mi arritëm të realizonim një art të tillë.  

Çfarë e lidh Redonën me Greqinë?

Me Greqinë më lidhin vetëm filmat e hershëm grekë, që sa herë i shikoj, mbetem  e impresionuar.

Do vazhdosh të merresh me modeling?

Po patjetër që do vazhdoj të merrem me modeling. Është diçka që e bëj me dëshirë. Kur punën e bën me pasion, rezultatet janë të suksesshme gjithmonë.

Nuk të tundoi aspak titulli "juristja seksi" për t'i hyrë me seriozitet rrugës drejtësisë?

Jo nuk më tundoi sepse më duket një punë e mërzitshme në krahasim me këtë që bëj. Arti më frymëzon shumë dhe më bën të ndihem vetvetja.

Çfarë mendimi keni për vetingun në sistemin gjyqësor?

Termi veting është bërë periodik së fundmi. Nëse do ta ushtroja profesionin, atëherë do isha e predispozuar të jepja një opinion real. Në të kundërt, këtu në vendin tonë gjithçka është komplekse.

Synoni të bëni hapa të tjetër në drejtësi, avokati, gjyqtare ose diçka tjetër?

Siç e përmenda edhe më lart, asnjëherë nuk i dihet, në një të ardhme të largët edhe mundet.

A e përdorni Instagramin tuaj si biznes për të fituar para prej tij?

Po, Instagrami është kthyer në biznes dhe patjetër që fitoj prej tij.

Cila është shuma më e madhe që keni fituar nga Instagrami?

Nuk më pëlqen të flas për shifra.

Përveç modelingut keni pasion fitnesin, sa kohë ushtroheni në ditë?

Po e kam shumë pasion fitnesin, e kam dhe antistres. Ushtrohem një orë e gjysmë deri në 2 orë, 5-6 herë në javë. Varet dhe nga angazhimet që kam.

Jeni tunduar nga ndërhyrjet estetike?

Unë jam pro ndërhyrjeve estetike, por me masë që mos të dalesh nga vetja, të dukesh bukur dhe mbi të gjitha që njerëzit të ndihen mirë me veten. Kur ndihen mirë, do përcjellin dhe pozitivitet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy