Bushati: SPAK si lojë ‘shahu’, ka zgjedhur të hajë ushtarët e Ramës dhe mbretin e opozitës

Bushati: SPAK si lojë ‘shahu’, ka zgjedhur të hajë ushtarët e Ramës dhe mbretin e opozitës

Analisti Andi Bushati në një lidhje skype me studion e lajmeve në MCN TV teksa komentoi mesazhet e kryeministrit për drejtësinë nga New York i cilësoi ato si cinike, teksa theksoi se SPAK ka zgjedhur të hajë ushtarët e Ramës dhe mbretin e opozitës.

Ai tha se nuk kemi një mjedis të favorshëm për të organizuar zgjedhje të lira dhe të barabarta deh se jemi duke shkuar sipas tij drejt modelit të Putinit ku përfundimi i zgjedhjeve është i parashikuar.

I pash mesazhet e Ramës dhe janë cinike sepse po të shohësh deri tani personazhet e SPAK kur lexon akuzat ke dhe aktet që kanë hartuar, ndërsa sot po të bësh vetëm një investigim dhurata e biletës së Ramës për një ndeshje basketbolli shkonte 9 mijë dollarë. Vetëm sot duke folur për drejtësinë e re dhe metrin e barabartë kjo drejtësi i ka sytë e mbyllura për këto dhurata të mëdha të kryeministrit.

SPAK është si një lojë shahu ku ka zgjedhur të hajë ushtarët e Ramës dhe mbretin dhe mbretëreshën e opozitës. Kur vjen puna për opozitë godet krerët e saj, ndërsa kur vjen puna qoftë dhe për ta marrë në pyetje ministrin pasi i del emri dhe firma, SPAK është qorr, shurdh dhe memec.

Në fakt SPAK duhet parë një pjesë e një radhe institucionesh të pavarura të këtij vendi që kanë dështuar apo e kanë vrarë pavarësinë e tyre. Ne po shkojmë drejt modelit të Putinit, ti s’ke drejtësi të pavarur, media të pavarura, nëse lufton kriminalitetin dhe bandat s’ke një mjedis për të organizuar zgjedhje të pavarura, atëherë votimeve u dihet rezultati.

I pyetur lidhur me deklaratën e Lefter Kokës i cili i ka sugjeruar prokurorëve të hapin telefonin e Monika Kryemadhit për të gjetur lidhje korruptive të tjera në çështjen e inceneratorëve, Bushati i konsideroi si mesazhe të koduara.

Është njëlloj e folur me kode, vështirë të interpretohet. Berisha i bëri një interpretim të vetin por që është i tij unë s’di ta përkthej këtë kod të dalë nga burgu, por mund të them se ka një të çuditshme në këtë drejtësi se asnjë nga të arrestuarit nuk ka arritur të bëhet i penduar. Pra kjo drejtësi nuk ka arritur tu krijojë lehtësira të burgosurve për të zbuluar të vërtetat.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy