Zelensky: Pas Bucha dhe Kramatorsk, nuk arrij më të qaj

Zelensky: Pas Bucha dhe Kramatorsk, nuk arrij më të qaj

“Nuk arrij më të qaj.” Kështu deklaroi Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, në një intervistë për të përditshmen gjermane ‘Bild’, duke iu përgjigjur pyetjes nëse kishte qarë për masakrën e së premtes në stacionin e trenit në Kramatorsk, ku humbën jetën mbi 50 persona dhe pas qindra të vdekurve në Bucha.

Po, ndjej urrejtje ndaj Rusisë dhe ushtarëve rusë. Kur shoh këto imazhe para syve të mi, fëmijë të vrarë, pa këmbë dhe pa krahë... është një ndjenjë e tmerrshme.

Qeveria ukrainase ka nisur një hetim për krime lufte pasi deklaroi se trupat e mbi 400 civilëve u gjetën në zonat përreth Kievit. Disa prej tyre u zbuluan në varre masive, ndërsa një pjesë i kishin duart e lidhura dhe ishin qëlluar nga një distancë e afërt.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy