Muço: Është varfëruar konsumatori, 22 mijë biznese falimentuan vitin e shkuar

Muço: Është varfëruar konsumatori, 22 mijë biznese falimentuan vitin e shkuar

Bujar Muço, sekretar i Shoqatës së Biznesit të Vogël dhe të Mesëm, e cilëson vitin 2022 më të vështirin për biznesin e vogël dhe atë të mesëm. Muço tha se gjatë vitit që lamë pas kanë falimentuar 22 mijë biznese, një situatë akoma më e rëndë se ajo e kulmit të pandemisë. Sipas tij, konsumatori në Shqipëri është varfëruar, çka çon në uljen e fuqisë blerëse dhe rrjedhimisht falimentin e biznesve të vogla.  

Ka qenë viti më i keq për biznesin e vogël dhe të mesë. Edhe më I keq se kur pandemia ishte në kulmin e saj. Kanë falimentuar mbi 22 mijë biznese të vogla e të mesme. Biznesi I vogël dhe I mesëm është shtylla kurrizore e ekonomisë. Falimentimi ka ardhur si pasojë e politikave të gabuara të qeverisë dhe rënia e fuqisë blerëse. Largimi I mbi 700 mijë shqiptarëve ka sjellë uljen e fuqisë blerëse, pra uljen e konsumit.

Ne kemi çmimet me të larta të energjisë. Edhe kjo ndikon në uljen e fuqisë blerëse. Kemi varfërim të konsumatorit. Në Shqipëri kanë mbetur pensionistët me pensionet më të ulëta në rajon. Kemi konsumatorin më të varfër në rajon. Këto biznese që sot mbijetojnë nuk po shohin dritë në fund të tunelit.

Muço theksoi se qeveria nuk ka marrë masa për të mbrojtur biznesin e vogël dhe atë të mesëm nga efektet e krizës.

Duhet që qeveria në këtë gjendje të rishikojë çmimin. Të ulet çmimi i karburantit, jemi vend importues. Kostoja e mallrave rritet. Kjo do të sjellë uljen e konsumit. Direkt e ndien biznesi i vogël, por edhe vetë konsumatori. Qeveritë europiane kanë marrë masa për të ardhmen. Unë nuk shikoj që qeveria shqiptare të ketë dalë me një platformë të qartë.  

Qeveria bën ligje, por nuk konsultohet me ne. Ne kërkojmë kreditim direkt të biznesit, por jo me kushtet që kanë sot bankat shqiptare

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy