Policia ka zhvilluar një kontroll të befasishëm në këto ditë festash kur lëvizjet janë të pakta për qytetarët e Beratit.
Blutë e Beratit kanë ndaluar autobusin urban të linjës Uznov-Kombinat dhe janë futr brenda.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotshëm, ndërsa raportohet se të gjithë udhëtarët janë kontrolluar një më një.
Fillimisht qytetarët nuk e kanë kuptuar se për çfarë bëhet fjalë, ndërsa më pas janë informuar se dikujt i kanë vjedhur një smartfon të teknologjisë së fundit.
Duke qenë se sinjalizuesi GPS ishte ende ndezur, pronari i celularit të humbur ka lajmëruar policinë për të gjurmuar e për të gjetur se ku ndodhet apo kush e ka vjedhur iPhonin.
Autobusi me targë AA 701 LF është ndaluar në lagjen “30 vjetori”, në rrugën “Antipatrea”,por ndonëse qytetarët janë kontrolluar një më një,nuk kanë gjetur asnjë gjë.



