Andoni: Vizita e Escobar aspak rutinë, lidhet me ngjarjet e trishta që po agojnë në Ballkan

Andoni: Vizita e Escobar aspak rutinë, lidhet me ngjarjet e trishta që po agojnë në Ballkan

Vizita e të dërguarit të posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka qenë një ndër diskutimet kryesore në vend ditën e sotme.

Escobar e nisi turin e takimeve në Tiranë në selinë blu nga ku takoi kreun e PD Lulzim Basha nga ku vuri theksin tek lufta kundër korrupsionit. Por sipas analistit Ben Andoni vizita e Escobar duke marrë parasysh momentin në të cilin jemi nuk është aspak rutinore. Andoni tha nga studio e lajmeve të MCN se nga ana protokollare përzgjedhja e selisë blu është bërë për ti dhënë një dorë Bashës për datën 11. “Vizita e tij ka të bëjë me ngjarjet që po agojnë në Ballkan, dhe po ju them që janë të trishta”, tha Andoni teksa theksoi se presioni i SHBA për integrimin në BE nuk do jetë i mjaftueshëm për anëtarësimin e dy vendeve, Shqipërisë dhe MV.

Intervista:

Z. Andoni, mendoni se ka qenë rastësore përzgjedhja e selisë blu për takimin e parë të zyrtarit amerikan?

Andoni: Besoj se për momentin ku jemi vizita e Escobar nuk është aspak rutinore. Nga ana protokollare është zgjedhur mirë për ti dhënë një dorë Bashës për datën 11. Vizita e tij ka të bëjë me ngjarjet që po agojnë në Ballkan, dhe po ju them që janë të trishta. Ardhja e Escobar lidhet me qasjen e vendeve të tjera, ai dha mesazh në MV dhe sot në Tiranë. Ai foli për nivelin e korrupsionit që është ulëritës. Sado që institucionet tona do flasin për integrimin, presioni i SHBA për integrimin nuk do jetë i mjaftueshëm për anëtarësimin e dy vendeve. Nuk besoj se përzgjedhja është lidhur drejtpërdrejt me Berishën.

Z. Andoni, Lulzim Basha ka marrë sot një ftesë për të vizituar sa më shpejt SHBA, në kohen kur ka pasur shumë mëdyshje se liderit të PD i është refuzuar viza.  Mendoni se Bashës i është dashur të bëjë lëshime për këtë ftesë? Mund të jetë edhe vendimi për Berishën, pjesë e kësaj?

Andoni: Në javët e fundit kreditet e Kim kanë rënë jashtëzakonisht në vendin tonë, ajo është bërë ambasadore krejt e zakonshme. Është zgjedhur në mënyrë simbolike edhe ftesa, sot ka qenë thjeshtë dorëzimi dhe ndihmë për kuvendin e dy ditëve më vonë. Kjo pjesë e demokratëve me hir a me pahir nuk e zbret numrin e mbështetësve të Berishës. E ardhmja e PD duhet gjetur brenda PD por jo me përçarje.

 Z. Basha iu shmang pyetjese nëse Eskobar ka sjellë me vete prova ndaj Sali Berishës. Mund të ketë një dosje?

Andoni: Escobar nuk është në rangje të larta, është ndihmës i zv, sekretarit. Shteti amerikan me forcën e vet nuk mund të bëhet pjesë e qesëndive të vendeve të vogla. SHBA nuk mund të harxhojë imazhin për të sjellë prova vetëm për një personazh, nuk i japin llogari askujt.

Takim me Ministren Xhaçka dhe Kryeministrin Rama, por jo me Presidentin. Pse është lënë jashtë agjende sipas jush?

Andoni: Ishte e pritshme sepse Meta ka kohë që luan keq me faktorin  amerikan. SHBA ka një ligj të posaçëm për përdorimin apo përdhosjen e simboleve të tyre. Meta ka marrë një kritikë të madhe për sa i përket flamurit. Nga ana tjetër mënyra si u vu në protokoll tregon se SHBA ka vendosur një cak.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy