Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim virtual mes Komitetit të Ekspertëve të Shqipërisë dhe Turqisë për tu njohur me masat dhe përballimin kundrejtë Covid-19.
Gjatë fjalës së tij Rama është shprehur se Shqipëria është mbështetur fort pas modelit të Turqisë dhe vendeve të tjëra të zhvilluara, përsa i përket masave dhe strategjisë së ndjekur për tu përballur me pandeminë botërore.
Kreu i Qeverisë është shprehur se në garancia e kësaj lufte janë ekspertët dhe jo politikanët dhe për këtë arsye opinion dhe profesionalizmi i tyre sot vlen më shumë së kurrë.
“Kjo është një luftë që asnjë vend pavarësisht madhësisë nuk mund ta fitojë i vetëm, dhe sa më shumë të bashkëpunojme dhe të njësojmë qasjen ndaj armikt të padukshem, rritet mundesia e fitimit të kësaj kufte. Kështu mund të kursejmë aq jetë sa mund të kursejme.Jemi përpjkekur gjatë kësaj periudhe të mësojmë nga të tjerët, një nga vendet që kemi ndejur me vënmendje është edhe Turqia dhe besoj që garancia e kësaj lufte të përbashkët nuk janë politikanët por ekspetet. Duhet diktuar opinion i tyre.”ka deklaruar Kryeministri Rama.
Ndër të tjera kryeministri ka deklaruar se falë modelit të Turqisë, Shqipëria arriti të përballonte me sukses fazën e parë të pandemisë e cila rezikonte të krijonte kaos në sistemin tonë shëndetësor.
“Komiteti shkencori turk, ka një meritë të vecantë, pasi falë përgatitjes së tyre ishte një prej vendeve më të përgatitura në momëntin e shfaqes së Covid.
E udhëhedhur nga mendimi shkenecor i ekspertëve të saj, Turqia mori një sërë masash të distancimit social edhe para se OBSH ta klasifikonte si pandemi botërore.
Depërtimi i sëmundjes në Turqi mori më tepër kohë se në vendet e tjera, pasi Turqia kishte një plan kombëtar për përballimin, që e ka vecuar, krahsuar me vendet e tjera qe u gjeten në befasi.
Duke ndjekur me vëmendje disa vende mësuam se Turqia ishte ndër të parat që ngriti task forcën në sistemin shëndetësor. Kjo na ndihmoi edhe ne që të ishim ndër vendet e përgatitura në momentin e parë, që kërcënonte një kaos në sistemin tonë shëndetësor.”ka vijuar ai.
Rama e ka klasifikuar Shqipërinë tek një ndër vendet që e ka përballuar më së miri pandeminë e koronavirusit pasi edhe në këto momente sipas tij sistemi shëndetësor është i qëndrueshëm .
Kryeministri ka deklaruar se nuk është bërë asgjë më pak nga ajo që ka bërë Turqia dhe vendet e zhvilluara dhe se ky takim vjen pikërisht për të kuptuar se përpjekja e qëverisë ka qënë e mjaftueshme duke falenderuar edhe Komitetin e Ekspertëve për direktivat e dhëna deri tani.
“Besoj që kemi hedhur hapat e duhur, por në këtë proces e panjohura është cdo ditë para nesh, dhe parashikueshmëria pavarshisht se është rritur mbetet jo e plotë.
Për këtë arsye vendimarrjet janë fleksibël janë gjithë kohës, pasi ka edhe një palë tjetër që është Covidi që vepron gjithë kohës.
Shqipëria ishte një prej vendeve më numrin më të ulët të vdekjeve në rajon në fazën e parë.
Ne shfytëzuam çdo ditë për të përgatitur strukturat spitalore për fazat e tjera, dhe më vjen shumë mirë që edhe sot mund të themi se sistemi është i qëndrushëm. Nevoja për tu hospitalizuar nuk shkon drejt pamunësisë dhe ka ende hapsra sipas nëvojës.
Një komitet ekspertësh që nuk kanë treguar në asnjë moment se kanë dicka më pak sesa ekspertët dhe strukturat e ekspertizës në vendet e zhvilluara.
Duke qënë të vetëdijshëm që ju takon atyre tna orientojnë për veprimet që duhet të ndërmarrim, kemi arritur të krijojmë një sinergji mes vendimarrjes politike dhe këshillave të ekspertëve. Dua ti falenderoj pasi janë në frontin e parë cdo ditë, janë në përballje stresuese prej kaq shuëm muajsh në co orsr dhe nuk mungojnë të jenë të disponueshmë për mbledhje dhe për konsultime.
Uroj që me dëgjueshëmrinë e lartë që kemi treguar ndfsj tyre së paku mos tju kemi shkaktuar stres më shumë në këtë punë. Në këtë luftë jemi në komunikim të vazhdueshëm, dhe Shqipëria nuk bën asgjë me pak se Turqia.”



