Nishani: Në vend kanë hyrë tonelata fare kanabisi, qeveria e di

Nishani: Në vend kanë hyrë tonelata fare kanabisi, qeveria e di

Presidenti Bujar Nishani thotë se sipas një raporti të SHISH-it, në vend po përgatiten grupeve kriminale për kultivimin e ri të parcelave të kanabisit në vend. Nishani është shprehur në një emission të “Ora News” se në Shqipëri ka hyrë një sasi e madhe e farës së kanabisit dhe shton se për këtë janë në dijeni edhe institucionet shtetërore.

“Është një njollë që kërkon reagim të jashtëzakonshëm. Në vitin që kemi hyrë, që është dhe vit elektoral, informacionet zyrtare janë që në vend ka hyrë gjatë kësaj periudhe një sasi shumë e madhe e farës së kanabisit, prej disa tonësh. Ky është një informacion që institucionet e policisë kryesisht duhet ta marrin me shumë seriozitet. Patjetër që duhet ta ketë policia këtë informacion. Unë e kam nga SHISH por atë që informacion që e kam unë, e ka dhe qeveria”, tha Nishani.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy